Në një kopsht mbushur me trëndafila, Ardit Gjebrea shoqëron hallën e tij, Hatixhenë që rrëfen historinë e saj të dashurisë me Luanin. Njohja e tyre është shumë e hershme pasi siç tregoi për “Ka Një Mesazh Për Ty”, ai ishte shoku i ngushtë i vëllait të saj.

Halla i zbulon Gjebreas se ai ka qenë njeriu i parë në jetën e saj. Ajo i rrëfen moderatorit të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se nuk ia ndiente zemra për askënd veç tij. Hatixheja ndan momentin e puthjes së parë mes tyre.

Ardit Gjebrea: Kur i thatë të dua njëri-tjetrit, cili ishte momenti?

Hatixhe: Te Liqeni.

Ardit Gjebrea: Te Liqeni ku, në Tiranë?

Hatixhe: Në Tiranë. Atje e thamë përfundimisht, i thashë edhe mua më pëlqen, atje patëm puthjen e parë, te Liqeni, pastaj vazhdoi…

Ardit Gjebrea: Si ishte puthja e parë, më trego.

Hatixhe: Me thënë të drejtën, për mua ishte puthja e parë.

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Hatixhe: Po, Luani ka pasur goca, Luani ka qenë i bukur, me siguri ka puthur.

Për shkak të punës së Luanit si mjek, çifti u vendos për disa kohë në Berat. Atje jetonin në një hapësirë të vogël, por që u kthye në parajsën e tyre të lumturisë.

Hatixhe: Me xhaxhi Luanin kur shkova, në një dhomë 3×3. Ishte beqar dhe kishim një krevat tek në fillim. Kur shtriheshim, i thosha mbahu se do të kthehem. Mbahu ti e mbahu unë, megjithatë në ato kushte gati nuk e di sa javë ndenjëm… s’kishte gjë më të lumtur, boll që isha me njeriun e zemrës dhe më dukej sikur isha në parajsë, jo sikur isha në atë dhomë./tvklan.al