Kjo e diel është dita e fundit e votimeve presidenciale në Rusi. Rezultati nuk ka asnjë suprizë pasi Vladimir Putin pritet të rikonfirmohet duke marrë edhe një mandat tjetër gjashtëvjeçar si presidenti i Rusisë.

Në ditën e fundit të votimit janë bërë thirrje për protesta kundër Putinit, nga e veja e ish-liderit të opozitës, Aleksei Navalit. Protesta “Mesdita kundër Putinit” u zhvillua në disa qytete në Europë, si në Londër dhe Berlin.

Ndërsa nuk kanë munguar incidentet ku një shtetas i vuri flakën kutisë së qendrës së votimit. Ose një votues tenton të ngjyjë me bojë kutinë e votimit.

Sipas të dhënave, janë shënuar 28 incidente. Policia ka arrestuar 50 protestues gjatë këtyre 3 ditëve. Deri më tani mësohet se kanë votuar 60% e mbi 100 milionë votuesve.

Votimi është zhvilluar gjithashtu në pjesët e pushtuara nga Rusia në katër rajonet e Ukrainës: Zaporizhia, Herson, Donjesk dhe Luhansk. Rezultati i zgjedhjeve pritet të shpallet më 18 Mars.

Tv Klan