Ky tank i Luftës së Dytë Botërore ishte i vetmi që parakaloi krahas ushtarëve dhe makinerive të ushtarake ruse, në paradën e përvitshme të 9 Majit në Moskë, që këtë të enjte përkujtoi 79-vjetorin e triumfit të Rusisë ndaj nazistëve gjermanë.

T-34 ishte i vetmi, ashtu si vitin e kaluar në Sheshin e Kuq, ndërsa më parë pjesë e formacionit që parakalonte atje ishin mbi 20 tanke të gjeneratave të fundit. Një tregues, sipas analistëve se Rusia ndodhet në vështirësi me resurset e luftës në Ukrainë, ku shpesh janë shfaqur tanke të shkatërruar.

“Rusia po kalon sot një periudhë të vështirë. Fati i mëmëdheut varet nga secili prej nesh dhe këtë e shohim më qartë sot, në ditën e fitores.”

Megjithatë nuk i harroi kërcënimet bërthamore. 

“Rusia do të bëjë çdo gjë për të parandaluar konfliktin botëror, por nuk do të lejojmë askënd të na kërcënojë. Forcat tona strategjike janë gati për luftë.”

Pjesëmarrësit e ndoqën nga afër e po ashtu edhe liderë miq të Putinit si presidentët e Kazakistanit, Taxhikishtanit, Kirkiztanit, Bjellorusisë e Kubës.

Tv Klan