Presidenti rus Vladimir Putin ka sugjeruar se lufta në Ukrainë po shkon drejt fundit.

Komentet i bëri disa orë pas festimeve të paradës së ditës së fitores në Moskë, ku u zota për fitore në konflikt.

“Mendoj se çështja po merr fund”, tha Putin.

Ai tha gjithashtu se do të ishte i gatshëm të negocionte marrëveshje të reja sigurie për Evropën dhe se partneri i tij i preferuar negociues do të ishte ish-kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schroeder. Ndërsa nuk përjashton mundësinë e takimit me presidentin ukrainas Zelenksin.

“Kushdo që dëshiron të takohet mund të vijë, le të vijë në Moskë. Një takim në një vend të tretë është gjithashtu i mundur, por vetëm pasi të jenë arritur marrëveshjet përfundimtare për një traktat paqeje për një perspektivë historike afatgjatë”, u shpreh presidenti i Rusisë.

Më tej, kreu i kremlinit falenderoi administratëne presidentit Trump për përpjekjet që ka bërë për ti dhënë fund luftës, dhe fajësoi udhëheqësit perëndimorë “globalistë”, duke thënë se ata premtuan se NATO nuk do të zgjerohej drejt lindjes pas rënies së Murit të Berlinit, por më pas u përpoqën ta tërhiqnin Ukrainën në orbitën e Bashkimit Evropian.

Edhe zyrtarë europianë kanë zugjeruar gjatë javës së fundit takime të drejtëpërdrejta me Moskën, ndërsa marrëdhëniet mes RUsisë dhe BE, janë më të këqija se në çdo kohë që nga kulmi i Luftës së Ftohtë.

Deri më tani, në vitin e pestë, lufta e Rusisë në Ukrainë ka vrarë qindra mijëra njerëz, ka lënë pjesë të mëdha të Ukrainës në rrënoja dhe ka shteruar ekonominë prej 3 trilion dollarësh të Rusisë.

Aktualisht dy vendet janë nën një armëpushim tre ditor të shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump.

TV Klan

/tvklan.al