Qazim Laçi debutoi me gol në sfidën e parë të Ligës së Kampioneve, ndërsa skuadra e tij e nisi edicionin e ri me një fitore 3-0 kundër Salzburgut.

Vetëm dy minuta lojë dhe vendasit kaluan në avantazh falë Kairinen. Tre minuta nga fundi i kohës së rregullt Olatunji shënoi rrjetën e dytë.

Austriakët tentuan të reagonin, por ishin të pasaktë në finalizim. Fitoren e vulosi Laçi në minutën e 58, falë një lëvizjeje mjeshtërore të tij.

Kjo është rrjeta e parë e mesfushorit kuqezi për këtë sezon me Spartën e Pragës. Ai ka luajtur edhe në 6 takime në kampionatin çek, ndërsa është një ndër pikat më të forta të mesfushës për ekipin nga Praga.

Në total, Laçi është akitivizuar në kampionat 229 minuta.

Klan News