Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim në Dhërmi pasi gjatë mbrëmjes së djeshme ka qëlluar në ajër me një pistoletë. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me dy persona të tjerë në Dhërmi.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. F., 28 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Drimadhes, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në ajër me armë (sportive) pistoletë dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T”, njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./tvklan.al












Botërori 2026 
