Protestat e nxënësve të shkollave të mesme në Francë vazhduan edhe këtë të enjte pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të lehtësuar krizën.

Kryeministri Sebastian Lecornu u zotua se qeveria e tij do të paraqesë përgjigje konkrete deri në fund të muajit.

Ndërsa ministri i Arsimit tha se do të njoftojë planin emergjent për të zëvendësuar mësuesit që mungojnë.

Megjithatë kjo nuk ka mjaftuar dhe lëvizja e studentëve ka fituar mbështetje të gjerë në të gjithë vendin.

Kryetari i bashkisë i cili është bërë viral pasi iu bashkua protestës së studentëve për ti mbrojtur e duke dalë kundër policisë tha se po bënte detyrën.

“Nxënësit e shkollës së mesme që ishin në rrugë mund të ishin fëmijët e mi, është përgjegjësia ime të jem në krah të tyre”, tha kryetari i bashkisë së Saint-Denis, Bally Bagayoko.

Të frymëzuar nga trazirat studentore në Francë, qindra studentë kanë dalë në rrugë edhe në Belgjikë ditët e fundit.

Studentët po protestojnë kundër sistemit arsimor duke përmendur rritjen e kostove të arsimit, klasat e mbipopulluara dhe vështirësitë në aksesin ndaj materialeve studimore.

Tubimet po zhvilloheshin në disa shkolla belge këtë të enjte ndërsa numri i të arrestuarve i ka kaluar 100.

/tvklan.al