Lajme Arkiva – TV Klan 2001
22 anëtarët e kabinetit “Meta 2” kanë firmosur njëri pas tjetrit, dekretet për emërimet e tyre para Presidentit Mejdani. Për herë të parë u betuan për të kryer detyrën e ministrit Luan Rama Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Gjergji Koja Ministër i Shëndetësisë, Agron Duka Ministër i Bujqësisë, Dritan Prifti Ministër i Shtetit për Energjetikën dhe Niko Kacalidha Ministër i Shtetit për Minoritetet dhe Pakicat Minoritare.
Krahas gjashtë ministrave të rinj, janë betuar edhe personalitete me përvojë në kabinetet qeveritare shqiptare, kryeministri Ilir Meta, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Skënder Gjinushi, Ministrja e Jashtme Arta Dade, Ministri i Rendit Publik Ilir Gjoni, Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko, Ministri i Financave Anastas Angjeli, Ministri i Drejtësisë Sokol Nako, Ministri i Pushtetit Lokal Arben Imami, Ministri i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit Mustafa Muçi, Ministrja e Bashkëpunimit Ekonomik Ermelinda Meksi, Ministri i Shtetit pranë Kryeministrit Ndre Legisi, Ministri i Shtetit Lufter Xhuveli, Ministri për Integrimin Europian Paskal Milo, Ministri i Ambientit Et’hem Ruka.
Në ceremoninë e betimit të ministrave të kabinetit Meta 2, nuk merrte pjesë lideri socialist Fatos Nano, ndërsa ishin të pranishëm kryetari i PBDNJ Vasil Melo, si dhe presidenti i PAD Neritan Ceka. Në fund presidenti Mejdani i uron suksese qeverisë Meta 2./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame
/tvklan.al












Botërori 2026 