Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Qeveria Meta ka miratuar sot pasdite kodin elektoral shqiptar. Ky draft prej 13 pikash i hartuar pas një procesi para përgatitor pas disa ditësh pritet ti kaloj për miratim parlamentit. Pasi ky dokument të hyjë në fuqi mbi bazën e tij do të funksionojë KQZ. Ai do të jetë një organ që do të drejtoje te gjitha proceset zgjedhore dhe referendumet në shkallë vendi dhe lokale. Veç kësaj në kod parashikohet krijimi i rregjistrit elektoral të zgjedhjeve.

Listat elektorale të zgjedhjeve do të hartohen duke u mbështetur mbi rregjistrat ekzistues të gjendjes civile. Ky moment i jep mundësi ligjore të gjithe shtetasve shqiptar që kanë mbushur moshën 18 vjeç që ndodhen brenda apo jashtë vendit të marrin pjesë në votime.  

Nje nga elementet kryesor të kodit elektoral shqiptar që ka ngjallur më shumë debate politike mes pozitës dhe opozitës ka qenë çështja e krijimit, përbërjes dhe funksionimit të KQZ. Opozita kontenston përbërjen e komisionit të emëruar sipas Kushtetutës nga presidenti i republikes. Për zgjidhjen e kësaj çështje dhe problemeve të tjera teknike, organizata për sigurimin dhe bashkëpunimin europian në Tiranë organizoj një tryezë me ekspertët e të gjitha partive politike shqiptare.

Ambasadori Ahrens deklaroi datën 7 Prill si ditën e fundit për arritjen e konsensusit dhe hartimin e një drafti të përbashkët mes pozitës dhe opozitës. Ndërkohë dy anëtar të komisionit qëndror të zgjedhjeve dhanë dorëheqje. Kur dukej se disa çështje të diskutueshme rredh KQZ dhe draftit elektoral po shkonin drejt zgjidhjes, opozita tërhoqi ekspertët e saj nga tryeza e OSBE-së. Sot pasdite qeveria miratoi kodin elektoral shqiptar prej 13 pikash, i cili pritet që brenda javës tjetër të diskutohet për miratim në parlament./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori