Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Mbledhja e fundit e Këshillit të Ministrave, ka diskutuar dhe analizuar situatën e krijuar pas ngjarjeve në Tropojë. Pasi ka analizuar dhe nxjerrë përgjegjësitë, Këshilli i Ministrave ka vendosur shpërblimin e shefit të komisariatit të Tropojës, Ali Gjoni me 20 milion lekë të vjetra, për aktin e qëndrimit në krye të detyrës dhe përballimin e situatës, së vështirë të krijuar pas sulmit që një grup i përkrahësve të PD, bënë mbi disa nga institucionet shtetërore në Bajram Curri.

Gjithashtu qeveria vendosi të shpërblejë me 20 milion lekë edhe nëndrejtorin e policisë së prefekturës së Kukësit, i cili ka qenë në Tropojë, gjatë kohës së përballimit të këtyre ngjarjeve. Po ashtu, këshilli i ministrave ka shpërblyer më 80 milion lekë të gjithë efektivin e policisë së Tropojës.

Kryeministri Meta në fjalën e tij tha se, nuk do të presim që të na vriten policët dhe pastaj t’i shpërblejmë. Ne do të shpërblejmë aktet e heroizmit dhe të mbrojtjes së ligjit, të institucioneve dhe të Kushtetutës. Ne përfundoj Meta, do të ngremë mitin e policit të thjeshtë, sepse ai është miti i ligjit./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori