Pas rezultateve pozitive të ekonomisë nga mbledhja e të ardhurave qeveria shqiptare ka rishikuar buxhetin e shtetit për vitin 2024. Ministri i Financave Petrit Malaj tha se këto rezultate kane rritur të ardhurat e parashikuar për këtë vit në vlerën 27 miliard lekë. Ministri zbuloi dhe se si do të shpërndahen këto para për ministritë dhe institucionet e vendit.

Një nga ministritë që do të përfitojë dhe nga rritja e buxhetit të shtetit është edhe Ministria e Mbrojtjes.

Si rezultat i shtimit të të ardhurave, një pjesë e tyre do të shkojë dhe për financimin e infrastrukturës kombëtare dhe rurale e cila do luajë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

Klan News