Muaji mars ka shënuar një dinamikë pozitive për tregun shqiptar. Sipas raportit zyrtar të Qendrës Kombëtare të Biznesit, janë 1,780 subjekte të reja që i janë shtuar regjistrit tregtar, nga 1,565 që ishin në marsin e vitit 2025.
Ky ritëm prej 13.7% më shumë dëshmon për një klimë aktive investimesh dhe besim të shtuar te sipërmarrja.
Harta e biznesit mbetet e përqendruar në qendrat e mëdha urbane. Tirana kryeson listën me gati një mijë subjekte të reja, e ndjekur nga Vlora, Durrësi dhe Fieri, duke konfirmuar potencialin e zonave bregdetare dhe qendrave industriale.
Sektorët ku po investohet më shumë mbeten tregtia me shumicë dhe pakicë, e cila kryeson me 386 subjekte të reja, më pas renditen turizmi dhe shërbimi ushqimor me 261 regjistrime, po ashtu rritje ka edhe eknologjia e informacionit, aktivitetet profesionale si dhe ndërtimi.
Një tregues mjaft optimist është fuqizimi i gruas në ekonomi. Vetëm gjatë muajit mars, 568 biznese të reja janë regjistruar nën administrimin e grave, duke dëshmuar një rritje të ndjeshme të përfshirjes së tyre në vendimmarrje dhe sipërmarrje. Nga totali i bizneseve të reja, rreth 32% e tyre administrohen nga gratë.
Në aspektin e pronësisë, bizneset me kapital 100% shqiptar përbëjnë pjesën kryesore me 1,562 subjekte, por edhe subjektet me kapital të huaj dhe të përbashkët vijojnë të rriten.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 