QSUT i konsideroi sot të pavërteta akuzat e bëra nga Partia Demokratike një ditë më parë për cilësinë e medikamenteve të përdorura prej saj.
PD deklaroi se QSUT kishte ndryshuar datën e skadencës për barnat e përdorura në pediatri.
QSUT thotë se ato që janë servirur si “dokumente” dhe “prova” kanë të bëjnë me procesin e menaxhimit administrativ dhe nuk kanë të bëjnë në asnjë rast me lëvizjen fizike të sasisë gjendje të medikamenteve të magazinuara dhe aq më tepër për përdorimin e tyre për pacientët.
Sipas QSUT është e pamundur që të ndyshohet data e skadencës dhe këto barna të përdoren tek pacientët.
Tv Klan