“Jam i lumtur. Forca Milan!”. Janë këto fjalët e para të mesfushorit më të ri të Milanit, Adrien Rabiot. Francezi zbarkoi në Milano paraditen e sotme për të nisur aventurën e tij të dytë italiane. Francezi, që përshëndeti klubin e Marseille përmes rrjeteve sociale zbriti në Lineate bashkë me shokun e tij të skuadrës, Maignan.

Në këtë mënyrë, 30-vjeçari do të përqafojë sërish Massimillano Allegrin. Bashkë kanë pasur një aventurë me klubin bardhezi dhe raporti mes tyre ka qëndruar pozitiv.

Igli Tare i ka bërë këtë dhuratë trajnerit të MIlanit, i cili sheh te Rabiot futbollistin e duhur që mund ta ndihmojë në të dyja fazat e lojës.

Francezi do të firmosë ka firmosur një kontrate deri në vitin 2029, ndërsa kuqezinjtë do të paguajnë drejt Marseille 10 milionë euro. Ai u largua nga klubi pas sherrit që pati në dhomat e zhveshjes me shokun e skuadrës Bowe.

Forma e tij fizike nuk është më e mira e mundshme, prandaj është shumë e vështirë që ndaj Bolognas të jetë titullar.

Tv Klan

/tvklan.al