Për mbi tre orë, në doganën e Kakavijës dhe Kapshticës nuk po punohet nga pala greke. Shkak është bërë një defekt kompjuterik i cili ka pezulluar punën në të dy doganat. Kjo ka krijuar radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.

Nga nga burime të ABC News mësohet se në Kapshticë po lejohen të kalojnë vetëm personat që kanë pasaporta greke dhe leje qëndrimi në Greqi. Mësohet se pala shqiptare në Kapshtië po punon me 4 sportele

./abcnews.al