Marrja e një certifikate ka krijuar radhë të gjata në Zyrën e Gjendjes Civile në Gjirokastër. Kjo gjendje është krijuar, për shkak se, pikërisht në pikun e kthimit të një numri të madh emigrantësh si dhe domosdoshmërisë së marrjes së certifikatave nga nxënësit e shkollave, kjo zyrë punon vetëm me një punonjës, pasi pjesa tjetër janë me lejen e zakonshme. Kështu pritjet për të marrë një certifikatë kanë zgjatur me orë të tëra, kohë kjo e cila është në kurriz të emigrantëve dhe të nxënësve, të cilëve u duhen edhe dokumente të tjera për të marrë dhe plotësuar.
Ndërsa në qytetin e Elbasanit, Drejtoria e Policisë ka marrë masa për pajisjen në kohë me pasaporta të shtetasve në të 4 rrethet e kësaj prefekture. Në Komisariatin e Elbasanit, ku fluksi i aplikantëve për të marrë një pasaportë është më i madh, po punohet dhe pas orës 22:00 të mbrëmjes. Sipas shefit të rendit Pëllumb Myrto çdo ditë në sportele pranohen dokumente për rreth 3500 aplikantë, ndërkohë që pajisja me pasaportë kryhet brenda 10 ditëve. /tvklan.al
/tvklan.al












Botërori 2026 