Ndalesa e radhës e kryesocialistit Rama ishte në Vlorë, për të takuar kandidatët në këtë qark, dhe për t’u prezantuar qëllimin kryesor të PS pas këtyre zgjedhjeve, garantimin e pasaportës europiane.

“Ça mesazhi i japim ne si shqiptarë Brukselit? Sepse ata e dine që këtu fushata jonë është me flamurin e Bashkimit Europian. Është për të future Shqipërinë në Bashkimin Europian që do të thotë që ata janë të interesuar çfarë përgjigje ka populli shqiptar ndaj kësaj oferte? Duan të vijnë në Bashkimin Europian, e kanë seriozisht?”, tha Edi Rama.

Kryesocialisti vlerësoi angazhimin e deputetëve dhe drejtuesit politik në këtë qark, por dha një mesazh reflektimi kur tha se për Vlorën ende nuk është bërë mjaftueshëm.

“Çfarë ndodh në këtë qytet dhe si sillemi ne në këtë qytet rrezaton pastaj edhe në territoret e tjera. Më vjen keq po ashtu për faktin që nuk kemi dhënë një shembull ashtu siç duhet”, u shpreh kreu i qeverisë.

Qasjen e re të drejtësisë e ka konsideruar një lëvizje tektonike, ndërsa PS-së sërish i kontribuoi merita për mbështetjen ndaj saj.

“Nuk mund të kompleksohemi ne çfarë po ndodh me luftën kundër korrupsionit, të na e kthejë ne si arsye që ne të ndihemi fajtorë. Përkundrazi, unë jam krenar dhe duhet të jemi krenarë për atë që po ndodh si një lëvizje tektonike në themelet e shtetit shqiptar”, tha Rama.    

Ndër të tjera, rrëfeu edhe ekpseriencën e takimit me të rinjtë e FRPD-së, që e konsideroi një nga surprizat më të veçanta të karrierës së tij politike.

“Zamira më ka bërë një surprizë që besoj është një nga momentet më të veçanta të gjithë karrierës sime. Më ka ftuar dhe ulur në tryezë me rreth 100 vajza dhe djem të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Një ndjesi faji ndaj tyre nuk më është ndarë dhe nuk ndahet dhe tani që po flas”, përfundoi kryesocialisti.   

Më pas gjatë një takimi që zhvilloi me të rinjtë e Vlorës Kryeministri Rama theksoi se Partia Socialiste duhet ti japë mundësi dhe të trajtojë me respect të gjithë qytetarëve që duan të kontribuojnë për zhvillimin e qytetit pavarësisht bindjeve politike.

Klan News