Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade do të jetë fokusi i punës së shërbimit diplomatik. Ndaj dhe porosia e kryeministrit Edi Rama nga konferenca 3-ditore e ambasadorëve shqiptarë nëpër botë ishte ajo për më shumë angazhim në vendet kryesore të Europës.
“Janë 4 vjet që asnjë ditë nuk duhet humbur dhe ku koha nuk pret për të përgatitur të gjithë terrenin e mbështetjes së vendimit që do të marrë Këshilli Europian për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Është me shumë rëndësi puna e përditshme e shërbimit tonë diplomatik, dhe fokusi i përditshëm në disa prej vendeve europiane.”
Ndonëse Shqipëria ka tejkaluar pritshmëritë dhe kredencialet e saj janë më të larta se asnjëherë tjetër, Rama foli me rezerva për një tjetër hallkë të këtij shërbimi.
“Është diplomacia ekonomike, ku roli i përfaqësive tona është i dobët, përjashto raste shumë specifike që lidhen me vullnetin e ndonjë ambasadori, kontributi është thuajse inegzistent.“
Kritikat ndaj ambasadorëve s’i kurseu edhe kur foli për mungesën e një regjistri të shqiptarëve që tha se shkelin nëpër botë.
“Që ne të mos kemi një database që pasurohet dita ditës me profesionistë shqiptarë në territoret e mbarë botës, është e papranueshme që ne kemi kaq padituri për një kapital të jashtëzakonshëm që kemi jashtë vendit.”
Në kuadër të reformimit të shërbimit diplomatik, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme së shpejti në Kuvend do të miratohen ndryshime në ligj që parashikojnë rritjen e mbështetjes financiare për ambasadat tona në mbarë botën.
“Ky transformim do përshpejtohet me ligjin e ri që do i paraqitet parlamentit ditët e ardhshme.“
Shqipëria pritet të hapë javën e ardhshme një tjetër grup-kapitull, ndërkohë që si Kryeministri ashtu edhe ministri Hasani u shprehën se do të nisë puna edhe për samitin e NATO-s që pritet të mbahet në 2027-ën.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 