Në episodin e dytë të sezonit të tretë të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama vuri në fokus arsimin profesional, duke e quajtur edhe, “arsimi i të ardhmes”. Për të bashkëbiseduar me të kishte të ftuara Anila Nanaj, drejtore e shkollës teknike-ekonomike Tiranë dhe Anjën, maturante në shkollën “Gjergj Canco”, në drejtimin Teknologji dhe Informacion.

Sipas kryeminsitrit prindërt shqiptarë arsimin profesional e paragjykojnë ndërsa në vendet më të zhvilluara është baza e suksesit.

Kryeministri deklaroi se në vitet e fundit po kryhet investim i madh në shkollat e arsimit profesional ndërsa punësimi i tyre është i garnatuar.

Rama pyeti maturnatët edhe për pereceptimin e të rinjve në lidhuje me ikjen jashtë vendit.

Kryeministri foli dhe për pagat në arsim, dhe tha se duhet më shumë prktikë profesionale.

Regjistrimet në shkollat profesionale vijon deri në fund muajit shtator. Në total në vitet e para janë regjistruar mbi 4600 nxënës, duke pësuar një rritje me mbi 10% në krahasim me vitin e shkuar. 

Klan News