Në përgjigje të akuzave se në Gjirin e Porto Palermos do të ngrihet një kompleks vilash dhe se qytetarët nuk do kenë më akses për ta vizituar, Kryeministri Rama thotë se kjo zonë turistike është shpallur prej tij monument i natyrës për t’u mbrojtur nga ndërtimet.
“Ne kemi kthyer një sërë kërkesash ndër vite për ndërtim në atë zonë, ku është bërë edhe një batërdi me tituj pronësie të dhënë kuturu në kohën e copëtimit të madh të pronës në Shqipëri, unë personalisht i kam kërkuar qeverisë të miratojë mbrojtjen e krejt gjirit të Porto Palermos nga ndërtimet. Dhe e kemi shpallur atë gji monument të natyrës, ndërkohë që me Ministritë e Mbrojtjes dhe të Kulturës po mbyllim projektin e muzeut të Luftës së Ftohtë te tuneli, si edhe rehabilitimit për qëllime turistike të repartit bashkëngjitur.”
Akuzat se qeveria ka shitur tokë publike, kryeministri i mohoi edhe në podkastin “Flasim”, kur foli për investimin në Zvërnec. Sikundër edhe në intervistën e dhënë për Dojçe Velen, Rama ripërsëriti se qeveria e tij nuk do bëjë projekte zhvillimore që rrezikojnë aspiratën evropiane.
“Nuk ka asnjë shans që Shqipëria të bëjë hapa, të bëjë zhvillime që bien ndesh me standardet dhe kriteret e Bashkimit Evropian.”
Dhe garancia që nuk preken zonat e mbrojtura, thotë se është Brukseli.
“Siguresa” për të gjithë ata që janë të shqetësuar është aty; është pikërisht Komisioni Evropian, i cili deri më tani është njohur në vijimësi me faktet dhe nuk ka asnjë sens alarmi, sepse është shumë e qartë që i gjithë procesi do të bëhet në harmoni me procesin e monitorimit nga Komisioni Evropian.”
Thotë se me vëmendje po dëgjon kërkesat e protestuesve, teksa fton të reflektojë atë që e cilëson si pjesa e shëndoshë e tubimit që prej 1 muaji vijin poshtë zyrës së tij.
“Një ekip i ri po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit, e cila ka dy shtresa: “ujin e rrjedhshëm” të të gjithë atyre që dolën sinqerisht dhe që janë sinqerisht të shqetësuar apo që kanë halle reale dhe “koren e zezë” të gjithë dështakë-zemërakëve.
Kreu i qeverisë sqaroi se miratimi i aktit normativ për 2026 erdhi si rezultat i rritjes ekonomike përtej parashikimeve, duke përfshirë bonusin për pensionistët dhe mbështetjen sociale.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 