Një nga sfidat më të mëdha të zonave që janë kthyer vitet e fundit në destinacione turistike është pastrimi i mbetjeve. Një prej tyre është dhe zona e Komanit, që vizitohet shumë për shkak të afërsisë me lumin e Shalës.
Këto pamje, kur mbetjet pushtojnë liqenin e Komanit, janë bërë shpesh shqetësim, edhe pse Bashkia e Shkodrës ka marrë masa. Vetë banorët pranojnë se ky është një problem që përsëritet kur prurjet e përrenjve shtohen dhe, bashkë me ujin, rrjedha sjell edhe mbetjet.
Kryeministri këtë të diel, në podcastin e tij, foli për një mekanizëm bashkëpunimi me komunitetet e zonave që janë përfituese të turizmit dhe, për këtë arsye, duhet të jenë dhe vetë të angazhuar për ta mbrojtur ofertën e tyre turistike.
“Të ngremë shoqata, do të ketë një fond mbështetës, por në fakt është menduar të jetë punë vullnetare, që të lajmërohet dhe parandalohet çdo situatë e mbetjeve, zjarreve, prerjes së pemëve apo ndërtimeve pa leje.”
Të ftuarve të tij, 2 prej të cilëve janë sipërmarrje familjare në Koman, iu kujton se paketa e maleve është gati dhe ata mund të aplikojnë për të përfituar dhe për të zgjeruar bizneset e tyre.
“Aplikoni se pastaj mund të përfitoni dhe nga nisma dyfisho biznesin tënd.”
Ndërsa me të ftuarin e tretë, një grumbullues dhe përpunues i qumështit nga Pogradeci, që ka përfituar nga garancia sovrane, kryeministri foli për sfida që sjell anëtarësimi në BE për këtë sektor.
Të punosh dhe jetosh larg dinamikave të qytetit e, në mënyrë të veçantë, të kryeqytetit, për vetë kryeministrin, veç përfitimeve, i bën mirë dhe shëndetit mendor.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 