Për të diskutuar të gjitha sfidat me të cilat përballet sektori i bujqësisë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur për dy ditë në Cërrik përfaqësues të qeverisë dhe bashkive, të cilët do të dëgjojnë nga vetë fermerët problematikat që kanë dhe zgjidhjet që duhen.

Vetë kryeministri pranon se reforma territoriale e vitit 2015, që çoi në shkrirjen e komunave, ka sjellë një shkëputje të bashkive nga fshati dhe fermerët.

Kryeministri prej kohësh u kërkon kryebashkiakëve që të përfshihen në projekte bashkëfinancimi me fermerët, duke shfrytëzuar instrumenta financiare si kredia sovrane e BSH-së dhe Paketa e Maleve, thirrje që sipas tij ka rënë në vesh të shurdhët deri më tani.

Një përpunuesi që i kërkon më shumë buxhet, ai i kujton se kapacitetet e portofolit qeveritar janë modeste. Sipas kryeministrit, zgjidhja s’duhet të shihet vetëm te subvencionet.

Konkluzionet e takimit dyditor duket se do t’i shërbejnë shumicës socialiste për të vendosur prioritetet e programit katërvjeçar për bujqësinë.

Tv Klan

/tvklan.al