Kreu i qeverisë, Edi Rama foli me optimizëm nga Fieri, për të arritur pavarësinë energjitike brenda kësaj dekade. Sipas tij, krahasuar me periudhën e komunizmit, rritja e prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri është dyfishuar.
“Besoj që kemi të gjitha arsyet të mendojmë se pavarësia e plotë energjitike e Shqipërisë është shumë afër, pra do ta vendosi vet fatin e vet në raport me energjinë dhe do të kalojë në eksport”, tha Rama.
Kthimi në një vend eksportues, është një realitet i afërt për kryeministrin Rama.
“Nuk është vetëm prodhimi, por është edhe transmetimi që ka njohur një progres të rëndësishëm, ashtu si shtrirja e gjithë rrjetit të transmetimit të Shqipërisë në të gjitha drejtimit e mundshme”, tha Rama.
Sa i përket nxjerrjes së naftës në Shpirag, për kryeministrin mbetet sfiduese.
“Sasia është shumë e madhe, cilësia është shumë e lartë, por vështirësia e nxjerrjes është shumë sfiduese. Ama fakti që SHELL nuk po e dorëzon dhe po përpiqet me traditën e vjetër hollandeze që të bëjë pazar, flet qartë që aty ka një vlerë të madhe”, tha Rama.
Sipas Ballukut, problemi në këtë sektor është fragmentarizimi i këtij tregu, gjë e cila duhet rishikuar dhe bërë më tërheqës për investitorët e huaj.
Perafrrimi i legjislacionit me BE, tha Balluku të përfshijë stimul të ri në investime dhe masa për ruajtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore duke krijuar klimë më të mirë për investitorët.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
