Kryeministri Edi Rama, ndodhej në një takim me vajzat dhe gratë e qarkut Elbasan.
Duke ritheksuar si shumë herë të tjera rëndësinë e gruas, një pikë kjo kryesore për fushatën e tij elektorale për zgjedhjet e 11 Majit, Rama tha se 40% e Partisë Socialiste përbëhet nga gratë.
Ai u bëri thirrje burrave, që gratë mos t’i lënë vetëm për punët e shtëpisë, por të përfshihen në vendimmarje, pasi vizioni i tyre është i qartë dhe i drejtë, ashtu sikurse dhe gjykimi i tyre.
“Kemi 40% gra dhe vajza në Partinë Socialiste, prandaj dhe kemi e gjithë ato kandidate që patë ju, nga Aurora, deri tek Sara. E nëse i vutë re fjalimet, sa më e re tjetra, aq më shumë ambicie e madhe.
Ishte këneta këtu, para disa kohësh. I kishte mbledhur burrat nga të gjitha anët, por kaq plot, lëre për të bukur pastaj, këtë sallë, nuk e kap dot kurrë.
Por, dua t’ju them shumë drejtpërdrejtë, çfarë ne kemi arritur në gjithë këto vite, e kemi arritur jo pak, pavarësisht se të tjerët përpiqen të tregojnë të kundërtën, nuk do ishte arritur dot nëse ne nuk do kishim arritur të bënim fuqizimin e grave dhe vajzave. Duke bërë sot, që një qeveri, për të disatin vit rresht, është në 5-shen e parë të klasifikimit të Kombeve të Bashkuara për vendin që u ka dhënë grave dhe për barazinë gjinore. Nuk do kishim arritur të jepnim një shembull domëthënës e përtej politikës.
Rëndësi ka që e kanë kuptuar burrat, se graë nuk duhen lënë vetëm punët e shtëpisë, por me gratë duhet të ndajnë misionin, duhet të ndajnë sfidat dhe mbi të gjitha duhet të ndajnë gjykimet për të marrë vendimet e duhura dhe sot unë jam shumë krenar që ne udhëheqim. Udhëheqim, ngaqe jemi e vetmja parti që kemi bashkëdrejtim të organizatave dhe 90% e kusur të organizatave kanë një kryetar burrë ose djalë dhe një kryetare grua ose vajzë”, tha Rama.
/tvklan.al












Botërori 2026 
