Përdorimi i të miturve në protestat e dhunshme ishte në fokus të tryezës së Këshillit Kombëtar për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë, duke iu referuar pikërisht zhvillimeve të javëve të fundit theksoi nevojën e një qasje të re kundër dhunës, e cila sipas tij është kthyer ne tabu, ku dhunuesit admirohen dhe policia sulmohet.
Nëse institucionet dhe shoqëria nuk reagon, kreu i qeverisë theksoi se dhuna mund kthehet në një mjet që mund të përdoren nga kushdo ndaj kujtdo.
Por trajtimi i fenomenit të përfshirjes së fëmijëve në akte dhune sipas kreut të qeverisë duhet trajtuar si në aspektin social, ashtu edhe në atë ligjor.
Për këtë ai bëri të ditur se qeveria ka vendosur të rrisë mbështetjen për kategoritë e veçanta, duke filluar nga bebet e deri tek studentët.
Sa i përket aspektit ligjor, Rama theksoi se Shqipëria ka nisur të ndjekë shembujt që vijnë nga bota demokratike për mënyrën e trajtimit të këtij fenomeni.
Kjo situatë e re sipas kryeministrit, e gatuar prej shumë kohësh kërkon një qasje të re ndaj gjithçkaje që ndihmon socializimin fizik të njerëzve. Dhe për këtë ai paralajmëroi serish kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga të miturit.
Për të angazhuar fëmijët në aktivitete dhe për t’i larguar nga rrjetet sociale, kreu i qeverisë theksoi se duke filluar që nga viti tjetër, nxënësit do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17.
/tvklan.al












Botërori 2026 