Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të martë ftesën për dialog, drejtuar studentëve protestues.

Ai ka vendosur sërish para kryeministrisë tryezën e gurtë dhe fletët me mbishkrimin “dialog”.

Rama ka theksuar vazhdimisht gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e studentëve dhe për të diskutuar kërkesat e tyre, pavarësisht dallimeve në qëndrime.

Megjithatë, deri më tani, protestuesit kanë refuzuar ftesat e përsëritura të kryeministrit, duke këmbëngulur në dorëheqjen e tij.

/tvklan.al