Përballë një paneli me gazetarë të huaj, të cilët prej disa ditësh raportojnë lidhur me protestat në Shqipëri, Kryeministri Rama mohoi të ketë një projekt për investimin e Zvërnecit.
Përgjatë dy orëve intervistë nuk munguan tensionet dhe përplasjet verbale mes tij dhe reporteve të huaj.
Gazetarët europianë i sfidoi t’i sillnin projektin, por këta të fundit i thanë se për anulimin e projektit ishin njoftuar nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato. Nga askush tha se nuk pranon leksione mjedisi.
Pavarësisht protestave, prerazi thotë se nuk heq dorë nga ky investim, që sipas tij e vendos turizmin në Shqipëri në një nivel elitar. Si kryeministër i mandatuar për të qeverisur thotë se pavarësisht etiketimeve që i janë bërë, zgjedh investimet për Shqipërinë.
Madje një emër e ka edhe për armikun e padukshëm, që fshihet pas protestave që kanë shpërthyer në Shqipëri.
Përgjigje u ktheu edhe zërave për shitje të ishullit të Sazanit, për të cilin tha se nuk ka ende një marrëveshje.
Një përgjigje pati edhe për ata që në protestë i këkrojnë jo vetëm dorëheqjen.
“Ka shumë që bërtasin vdekje Edi Ramës! Mesazhi im për ta është vazhdoni se më shtohet jeta.”
Por a e rrezikojnë integrimin e vendit këto protesta?
“S’ka të bëjë fare me integrimin, nuk mendoj që ka një Komision Europian që thotë se nëse protestat vazhdojnë, vendi s’është europian”.
Konferencën për shtyp e mbylli me një dedidkim në librin “The Albanian Files” për një prej gazetareve të huaja, ku sërish flamingoja ishte kryefjalë.
“Në një zgjedhje në një jetë tjetër do isha irlandez dhe askush s’do çuditej pse jam kokëfortë. Për lulen time irlandeze nga nje vrasës flamingosh. Sigurohu që bashkëshorti ta kuptoje, duket shumë e dyshimtë”.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 