Hekurudha Durrës-Prishtinë, e emërtuar si hekurudha kuq e zi, Kryeministri ju ka shpjeguar ndjekësve të tij në rrjetet sociale që nuk është një projekt elektoral.
Sipas tij, prezantimi i bërë 2 ditë më parë lidhet me ndryshimin që i është bërë projektit që tanimë do të kalojë nga Shkodra.
Për vonesat në ndërtimin e segmentit Tiranë-Durrës, shpjegon se lidhet me procedurat e BE, që është financuese e paketës së gjithë investimeve në infrastrukturën hekurudhore.
Një tjetër segment që do të lidhet me hekurudhë është dhe Elbasan-Lekaj, ku ndërkohë po punohet dhe për infrastrukturën rrugore, pjesë e Korridorit të 8.
Kryeministri dhe zëvendësja e tij inspektuan punimet e segmentit me 40,7 km, që nis në afërsi të ish – Kombinatit Metalurgjik në Elbasan dhe përfundon në Lekaj, në afërsi të Rrogozhinës.
Tv Klan