Nga Asambleja e Partisë Socialiste të njësisë 7 në kryeqytet, Kryeministri Rama foli për rritjen e çmimit të karburanteve. Duke i kthyer përgjigje opozitës, kreu i qeverisë theksoi se çmimi është rritur kudo, ndërsa sqaroi se heqja e taksës së qarkullimit do të sillte katërfishimin e pagesës për drejtuesit e mjeteve.
“Ne e kemi bërë llogarinë: nëse ne e heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës, çmimi do të bjerë, por ama të gjithë ata që kanë një automjet do të duhet të paguajnë katërfishin e asaj që u bie sot mesatarisht; disa do të paguajnë edhe më pak, disa mund t’ju bjerë edhe më shumë. Atëherë, në vend që t’ju ngarkojmë me katërfishin të gjithë, ne kemi menduar që më mirë, kush shpenzon më shumë naftë, paguan më shumë. Kjo është logjika. Kush shpenzon më pak për naftën, paguan më pak”, tha Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se kompania e re shtetërore do të garantojë rezervat dhe do të furnizojë me naftë, çka do të sjellë uljen e çmimit për konsumatorët.
“Ne e kemi bërë llogarinë: nëse ne e heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës, çmimi do të bjerë, por ama të gjithë ata që kanë një automjet do të duhet të paguajnë katërfishin e asaj që u bie sot mesatarisht; disa do të paguajnë edhe më pak, disa mund t’ju bjerë edhe më shumë. Atëherë, në vend që t’ju ngarkojmë me katërfishin të gjithë, ne kemi menduar që më mirë, kush shpenzon më shumë naftë, paguan më shumë. Kjo është logjika. Kush shpenzon më pak për naftën, paguan më pak”, u shpreh Rama.
Kryeministri foli edhe për sistemin e drejtësisë, duke theksuar se reforma u bë falë Partisë Socialiste.
“Nga një anë është SPAK-u, Gjykata Speciale, pushteti gjyqësor; nga ana tjetër është përpjekja jonë për të reformuar sistemet, për t’i bërë ato më pak të prekshme nga korrupsioni. Puna e institucioneve speciale dhe e SPAK-ut është gërmuar edhe në vite e vite më parë, dhe është okey, puna e tyre, nuk është puna jonë kjo. Ne prandaj e kemi pavarësuar drejtësinë, por është e pabesueshme që të diskutohet fakti që, nëse sot ka një drejtësi që vepron “pavarësisht nga”, kjo i dedikohet ekskluzivisht kësaj partie dhe i dedikohet ekskluzivisht reformës që ne kemi bërë. Drejtësia duhet të jetë e pavarur, pra shpatën e ka vetë; duhet të jetë e paanshme, pra sytë t’i jenë të mbyllur; nuk ka rëndësi kush është kush, rëndësi ka të dali e drejta dhe duhet të jetë e balancuar për t’i peshuar të gjitha. Nuk ka patur Shqipëria ndonjëherë përpara kësaj periudhe hetime të zyrtarëve të lartë, ngritje akuzash, etj., etj”, u shpreh kryeministri.
Kryeministri Rama foli edhe për arsyet pse Partia Socialiste fitoi zgjedhjet, duke shprehur besimin në një sukses në zgjedhjet vendore të ardhshme.
“Mandatet, ne nuk na i fal askush. Ka vetëm një arsye të madhe pse ne i arrijmë këto mandate: sepse ne kemi parti, ata s’kanë parti. Andej kanë marrë fund partitë. Nuk ka parti atje që të mblidhen kështu siç mblidhemi ne me kryetarë organizatash e me organizatë, ku ka atje! Kjo është forcë e madhe që kemi dhe duhet ta përmirësojmë, duhet ta freskojmë. Duhet ta motivojmë, sepse kjo është forca jonë. Jemi tamam në kohë për të filluar të ‘mbjellim’ rezultatin që pastaj do të korrim në zgjedhjet e ardhshme vendore, të cilat janë pas 14-15 muajsh. Jam i bindur që ne jemi fitues edhe për një arsye tjetër, që është faktikisht arsyeja që na mbledh sot, që i fillojmë gjithmonë përgatitjet shumë përpara të tjerëve, dhe kur të tjerët merren me ne, ne merremi me veten”, tha Rama.
Përsa i përket Paketës së Maleve, Rama theksoi se suksesi në këtë nismë do të jetë kusht për kryebashkiakët që do të duan të rikandidojnë.
“Kemi vënë një kusht: asnjë kryetar bashkie që do të dojë të rikandidojë nuk do rikandidojë dot nëse nuk ka nënshkruar 10 marrëveshje dhe nëse nuk i ka hapur rrugë 10 zhvillimeve me ‘Paketën e Maleve’”, shtoi kryeministri.
Kryeministri garantoi se pensionistët do të vazhdojnë të marrin bonusin e përmuajshëm, i cili do të rritet duke filluar nga janari i ardhshëm.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 