Pas takimit me kandidatët e rinj, kryebashkiakët dhe operatorët turistikë, kreu i qeverisë pa punimet e disa investimeve në Vlorë.

Së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe panë punimet për muzeun hebraik që po ngrihet mbi lagjen e dikurshme të hebrenjve dhe ndodhet në sheshin kryesor të qytetit.

“Është shumë e rëndësishme që të kuptohet nga të gjithë që ky është një gur i munguar në mozaikun e Vlorës, por edhe mozaikun shqiptar. Historia e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët është një histori e jashtëzakonshme, është një trashëgimi historike kulturore e jashtëzakonshme për të gjithë ne”, tha fillimisht Edi Rama.  

Kryeministri Edi Rama vizitoi edhe kantierin për rigjenerimin urban të Bulevardit të Palmave dhe Agrumeve në hyrje të Vlorës, që tashmë do të kthehet në një zonë krejtësisht të rehabilituar.

Takimet në Vlorë, kryesocialisti Rama i mbylli me një dhuratë të bërë nga vlonjatët.

Klan News