Në atë që dikur njihej si lagjia e hebrenjve pritet të marrë udhë një ndër muzetë e qytetit të Vlorës, si simbol I vlerave të besës dhe mikëpritjes.
Kantierin e ndërtimit të muzeut hebraik shqiptar E pa nga afër edhe Kryeministri Rama, I cili inkurajoi përshpejtimin e punimeve.
“Për 8-9 muaj e mbyll këtë”, tha Rama.
Për kreun e qeverisë, ky muze i munguar në mozaikun e vlorës pritet të kthehet në një destinacion të lakmuar për turistët.
“Me vendosjen e linjës direkte ajrore me Izaraelin që fillon, kërkesa nga Izraeli për të ardhur në Shqipëri turistë, është shumë e madhe”, tha Rama.
Bulevardi i palmave dhe agrumeve ishte një tjetër kantier për rigjenerimin urban.
Gjatë vizitës në qarkun e Vlorës, Rama pa nga afër edhe punimet për rikualifikimin e vijës bregdetare Vlorë – Radhimë – Orikum.
Ndërsa gjatë inspektimeve për rikonstruksionin e hidrovorit të Akërnisë që do të garantojë jo vetëm kullimin e 4,600 hektarëve tokë bujqësore dhe zonave rurale të banuara, por edhe do të sigrojë mbrojtjen e Aeroportit të Vlorës nga përmbytjet, banorët i bënë një dhuratë.
“I ka sytë e bukur ky, i ka blu. Po duhet të thajmë kënetën”, tha Rama.
Rama pa nga afër edhe rinkostruksionin e shkollës “Lef Sallata, atë të hapësirë “Dua të luaj”, si dhe punimet që po kryehen në qendrën multifunksionale të zhvillimit rajonal.
Tv Klan