Punimet për aksin Elbasan-Librazhd, pjesë e Korridorit VIII, u inspektuan nga Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku.
“Ndodhemi në fazën e pestë, po ndërtojmë 2 tunele 1.1 kilometër secili, të cilat lidhin pjesën e Elbasanit me pjesën e Librazhdit. Në fund të Shtatorit do të kemi përfunduar me gërmimet, pastaj do të përdorim për të bërë dorëzimin në fillim të pranverës të vitit tjetër”, tha Belinda Balluku.
Një tjetër investim për të cilin Kryeministri u informua është dhe rruga që lidh Dibrën me qarkun e Elbasanit.
“Atë fiksimin tim Librazhd-Dibër mbaroje, por lidhet me të mbrojtja lumore nga Librazhdi në Elbasan. E dëgjoni ju dibranët se për ju paska qenë kjo botë, a e dëgjoni? Mirë Rruga e Arbrit, por tani do dilni dhe tek liqeni i Pogradecit me shpejtësi të madhe”, tha Edi Rama.
Nga ana tjetër u sqaruan dhe banorët e Hotolishtit, se kjo autostradë nuk do ta ndajë fshatin në mes, pasi do jetë me nën kalime dhe mbikalime.
Klan News