23 qershor 2026– Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj Dritan Goxhajt, i cili gjatë protestës lexoi pesë kërkesa të protestuesve, mes tyre largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ironizuar Goxhajn, duke vënë në dyshim pretendimet e tij për pjesëmarrje në luftën e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës (UÇK)
Kryeministri publikoi një dokument paraditen e sotme, tek i cili jepte informacionin se Goxhaj jo vetëm s’ka qenë ndonjëherë pjesë e luftës, por as nuk e ka marrë në konsideratë një përfshirje të tillë, ndryshe nga i ati që ka qenë vullnetar në UÇK.
“Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?”, shkruan Rama në reagimin e tij, duke vijuar përplasjen publike me Goxhajn pas deklaratave të bëra në protestë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
