Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sjelljen e opozitës gjatë seancës së parë të Kuvendit të ri.
Pak pasi seanca u mbyll me protestën e deputetëve të opozitës në sallë, të cilët bllokuan foltoren, Rama publikoi një bisedë me ministren e tij virtuale.
“Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!”
Më tej, Rama thotë se e ka pyetur Diellën se si i bëhet. Ndërsa përgjigja e saj ishte: “Kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon”.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
