Kryeministri Edi Rama zhvilloi konferencën e fundit për vitin 2025 me gazetarët, duke bërë një bilanc të punës së qeverisë përgjatë këtij viti. Për gati tre orë, kryefjala ishte reforma në drejtësi dhe raporti i mazhorancës me institucionet e saj, një temë për të cilën kreu i qeverisë ka shprehur së fundmi mjaft rezerva.
Kreu i qeverisë u ndal veçanërisht te dosja e SPAK e dorëzuar në Kuvend për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, duke kritikuar mënyrën e paraqitjes së saj. Sipas tij, Kuvendi nuk duhet të trajtohet si një zyrë noteriale.
I pyetur për hetimin e SPAK mbi dyshimet për abuzime me tenderët e AKSHI-t, kreu i qeverisë u përgjigj duke shprehur vlerësime maksimale për drejtuesit e këtij institucioni.
Teksa renditi një sërë problematikash që, sipas tij, po shfaqen në funksionimin e reformës në drejtësi, Rama iu referua edhe raporteve të Këshillit të Europës. Ai paralajmëroi ndërhyrje ligjore me synimin për të ndalur cenimin e sigurisë juridike dhe balancës mes pushteteve.
Sipas kryeministrit, ka disa raste tipike që ilustrojnë këto problematika, mes tyre edhe situata e krijuar rreth kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Shefi i ekzekutivit ishte i prerë edhe përballë thirrjeve të opozitës për dorëheqje.
Gjatë konferencës, kreu i qeverisë foli edhe për projektet strategjike, mes tyre aeroportin e Vlorës, për të cilin dha sqarime.
Në planin social, Rama garantoi se viti i ardhshëm do të jetë vijim i rritjes së pagave dhe pensioneve. Sa i përket situatës ekonomike, kryeministri e cilësoi vitin 2025 si më të mirin deri më tani, duke theksuar se performanca ekonomike pritet të mbyllet në nivelin 3.9 për qind.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 