Edi Rama është i bindur në fitoren e 11 Majit, madje e di se do të marrë më shumë mandate se sa ka aktualisht në Parlament, por për ta thënë me saktësi, thotë se i duhet edhe pak kohë.
Ajo që e ka vendosur tashmë është vendi ku do të shpalosë objektivin për rezultatin e saktë të kësaj gare.
“Ne do marrim më shumë mandate se ç’kemi. Se sa do marrim, do ta them me shkrim në Kuç atje tek vendi, ku lë unë një shkrim që pastaj i vënë ata në kornizë, po më duhet dhe pak kohë që pastaj ta them tamam se ku jemi, po afër jam tani, se ne bëjmë anketime shkencore gjatë gjithë kohës, ndërkohë që..Sa mbi, më duhet dhe pak kohë dhe do të dëgjojmë dhe sondazhistin e Donald Trumpit që edhe Latifi në e pastë sjellë, jam i bindur që sado të përpiqet ta…, se ka mundësi për t’i bërë këto, domethënë pashë një sondazh, kishin hedhur shumë tek të pavendosurit. Nuk ka shumë të pavendosur sot. Që kanë një vërtetësi, jo se nuk janë të vërteta, se ato të vërteta janë se janë me emër, por që duke qenë se ne e ndjekim, e anketojmë popullin shqiptar çdo muaj prej 12 vjetësh, i kemi të gjitha kapic trendet, gjërat”.
Rama ka bindjen se dhe shqiptarët që do të votojnë nga diaspora do ta mbështesin, por për çdo rast i udhëzon se ku ta vendosin kryqin në fletën e votimit.
“Kini parasysh që vendoset një shënim X, po brenda kuadratit ku shkruhet numri 5 dhe vetëm aty, në çdo kuti tjetër vota juaj është juridikisht e vlefshme, por politikisht e pavlefshme sepse është e hedhur në kotësinë e përgjithshme jashtë territorit të shumicës”.
Ata ndër shqiptarët që jetojnë jashtë e që e bëjnë përgjegjës për largimin, ju kërkon të kthehen pas në kohë për të kujtuar se si ka qeverisur Berisha me dhunë e vrasje dhe si e ka shpërfillur drejtësinë.
“Ti ke parë për shembull qeverinë, kryeministra që vrasin njerëz, i ke parë, qeveri që hedhin në erë zona të banuara dhe vrasin njerëz dhe plagosin njerëz dhe shkatërrojnë prina ke parë? E di ti që Altin Dumani ka qenë prokuror në detyrë në ato vite që unë po flas po ti s’ia ke dëgjuar emrin. Madje, majde shefja e madhe e Altin Dumanit ishte Prokurore e Përgjithshme, vetëm se çoi një copë letër për disa drejtues policie dhe i tha: Hajdeni t’iu pyes ca ndodhi? U gjend në pozitën që të shofi kryeministrin në televizor që i thotë popullit “që ajo është një lavire”. Më përfytyron dot ti mua që të dal në televizor e t’i them popullit që është një lavire”.
Duke folur në aktualitetin politik, ngre pyetje ironike për zhvillimet në kampin opozitar.
“Ore ia hoqën ‘’non gratën’’ këtij? Keni ndonjë informacion ju të bufit? Ia hoqën këtij ‘’non gratën’’, si shkoi puna e këtij? Nuk është se ndryshon ndonjë gjë se bufi buf mbetet po sikur nuk i ka kanë hequr më duket”.
Ndërkohë në prezantimin e skemës së mbështetjes sociale në qytetin e Burrelit, Rama lajmëron ndryshimin e skemës së bonusit për bebet.
“Nuk do të jetë një herë, por do jetë një mbështeje që do zgjasë për 2-3-5 vjet në varësi sa fëmijë ka”.
Premtimi për mandatin e ardhshëm është 50 mijë apartamente sociale për familje në nevojë, studentë dhe profesionistë të rinj, dyfishim të fondit për mbështetjen e fëmijëve me aftësi të veçanta dhe dyfishimi i buxhetit për mbrojtjen sociale.
Në Burrel inspektoi dhe disa investime publike si sheshin ‘Ahmet Zogu’ dhe lulishten ‘Geraldine’.
Tv Klan