Përgatitja për zgjedhjet e 9 majit ka marrë vëmendjen më të madhe të takimit që kryeministri zhvillon në selinë qeveritare me drejtuesit politikë dhe ministrat.

Vëmendje kryesore Rama ka kërkuar në takimin e përjavshëm, për përballjen për kryeqytetin.

Në takim nuk është folur për kandidatë apo profilin e tyre por për organizim të çdo qelize të partisë jo thjeshtë për të fituar bashkinë më të madhe në vend, Tiranë por për një fitore bindëse.

E pikërisht për këtë synim Rama do të drejtojë vetë mbledhjen e asamblesë së partisë socialiste të kryeqytetit, ku do të prezantohen dhe dy bashkëkryetarët e rinj që do të drejtojnë degën e Tiranës, Ervin Demon dhe Albana Koçiun të cilët janë pasuesit e Erjon Veliajt në këtë post.

/tvklan.al