Një mesazh mbështetje për kryeministrin e Spanjës, Pedro Sançez ka dhënë nëpërmjet rrjeteve sociale kryeministri shqiptar Edi Rama. Rama thotë se është privilegj të ketë miqësinë e tij dhe mundësinë për të punuar me të në këto kohë të trazuara për vlerat dhe parimet në të cilat besojnë dhe luftojnë.

“Ju keni të gjithë mbështetjen tonë në këto kohë ku më shumë se kurrë nevojitet qëndrueshmëri ndaj gënjeshtarëve, shpifësve dhe manipuluesve të fakteve nga skajet e sferës politike. Është nder të qëndroj pranë jush”, shprehet Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare e nxit homologun spanjoll të vazhdojë luftën.

Për Spanjën, për Evropën dhe për të gjithë ne. Kurrë mos u dorëzo, kurrë mos dysho se e vërteta do të mbizotërojë”, e mbyll Rama.

Tv Klan