I ndodhur në Paris në kuadër të një vizite zyrtare, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook-un e tij edhe një video të qendrës më të madhe të inovacionit në Francë. Siç shkruan ai, bëhet fjalë për qendrën e quajtur “STACIONI F”, të cilën premton ta sjellë edhe në vendin tonë.

STACIONI F qendra më e madhe e inovacionit në Francë, të cilën do ta sjellim edhe në Shqipëri”, shkruan kreu i qeverisë.

Rama u prit këtë të Premte me nderimet më të larta ushtarake nga Presidenti francez Emmanuel Macron. Ata patën dhe një konferencë të përbashkët për shtyp, ku u vu theksi te mbështetja e Francës ndaj Shqipërisë, në rrugën e saj drejt integrimit në BE./tvklan.al