“Më shumë gra për të sjellë paqen”

Pasi vizitoi vetë zonën e konfliktit në Ukrainë, Edi Rama, si kreu i Presidencës së OSBE, i ka më të qarta hapat që duhen ndërmarrë për të siguruar një armëpushim afatgjatë në këtë zonë. Duke folur përpara Këshillit të Sigurimit në OKB, Rama bëri propozime konkrete.

Nisur nga eksperienca në kabinetin e tij, ku gati gjysma e ministrave janë gra, ai mendon se dhe përfshirja e grave në këtë mision mund të jetë efikas.

Ndërsa në bashkëbisedimin në Këshillin Atlantik, Kryeministri foli për betejën me krimin e organizuar dhe arsyet përse pjesë e kësaj nisme ligjore, e njohur si AntiKÇK, nuk është hetimi për politikanët.

Rama foli për bashkëpunimin me qeverinë e re të Kosovës, marrëdhëniet me Serbinë dhe akuzat që vijnë në adresë të tij për përpjekjen për përmirësimin e tyre.

Të mërkurën Rama u takua dhe me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, i cili vlerësoi reformat e qeverisë së tij.

Tv Klan