“Më shumë solidaritet për përballimin e pandemisë”

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së me angazhimet që vendi unë do të marrë si anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit.

Rama tha se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për çeljen e negociatave me BE dhe tani i takon unionit të flasë. Një thirrje e pati për të gjitha vendet anëtare që të njohin Kosovën.

Kreu i qeverisë shqiptare u ndal edhe te kriza afgane ku shpjegoi arsyet e mikpritjes së qindra refugjatëve. Rama foli edhe për përballimin e pandemisë duke theksuar se bota duhet të ndryshojë qasjen dhe të tregohet me solidare dhe më bashkëpunuese.

Rama përmendi edhe nismat rajonale mes të cilave edhe “Ballkani i Hapur”.

Tv Klan

/tvklan.al