Krerë shtetesh nga më shumë se 30 vende dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian dhe NATO-s u mblodhën këtë të martë në Paris, në samitin e koalicionit të vullnet-mirëve për Ukrainën.

Pjesë e takimit, ku morën pjesë edhe presidenti Volodymyr Zelensky dhe dy të dërguarit e Trump për Ukrainën: Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Siç duket edhe në pamjet e shpërndara nga Kryeministria, kreu i qeverisë shqiptare shfrytëzoi praninë e tij në këtë tryezë për të takuar liderë të ndryshëm europianë, si dhe dhëndrin e presidentit Trump, Jared Kushner.

Më herët, para nisjes së samitit, kryeministri Rama u prit në Pallatin Élysée nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Gjatë qëndrimit në Paris, kreu i qeverisë shqiptare zhvilloi gjithashtu një takim me ministrin e Drejtësisë së Francës.

Në fokus të bisedës ishte përfshirja e partnerëve francezë dhe kontributi i tyre në konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal në Shqipëri.

Tv Klan

/tvklan.al