Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin e Euronews, një forum i nivelit të lartë kushtuar zgjerimit të Bashkimit Europian dhe perspektivës europiane të vendeve aspirante për anëtarësim.
Në kuadër të Samitit, Kryeministri Rama do të bisedojë me gazetarët për ecurinë e Shqipërisë në këtë proces ku paralelisht vijon puna dhe takimet teknike për mbylljen e grup-kapitujve të radhës.
Gjatë punimeve të Samitit kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë edhe një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
/tvklan.al












Botërori 2026 
