Pas vizitës në Itali ku u takua me homologen italiane Giorgia Meloni, kryeministri Edi Rama sot ndodhet në Spanjë.

Me ftesë të homologut Pedro Sanchez, kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në punimet e mbledhjes së katërt të samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”, që zhvillohet në Barcelonë.

Punimet e samitit do të përqendrohen në tema kyçe si “Institucionet dhe multilaterizmi” si edhe “Dezinformimi dhe teknologjia digjitale”, ku një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mjedisit digjital për të luftuar dezinformimin.

Gjatë qëndrimit në Spanjë, Rama do të zhvillojë edhe takime bilateral me kryeministrin Sanchez dhe presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa.

Klan News

/tvklan.al