Të hënën në Bruksel do të zhvillohet konferenca e 7-të ndërqeveritare Shqipëri-BE, që do të shënojë hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave, atë për Burimet, Bujqësinë dhe Kohezionin.

Takimi do të drejtohet nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, Ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës, që ka presidencën e radhës së BE-së, dhe Kryeministri Rama, i shoqëruar nga dy ministret, Dhuka e Pirdeni, që drejtojnë negociatat për palën shqiptare.

Vetë Rama, edhe në podcastin e kësaj të diele, e ka nënvizuar shpejtësinë e ecurisë së këtij procesi nga Shqipëria, që sipas tij nuk ka të krahasuar me asnjë vend tjetër.

Në podcastin e kësaj jave, Rama kishte të ftuar katër sipërmarrës të suksesshëm që menaxhojnë bujtinat e tyre nga veriu në jug. Paketa e maleve e ndërmarrë për të mbështetur sektorin e agriturizmit, kryeministri thotë se do të japë rezultate shumë shpejt.

I pyetur prej njërit prej të ftuarve mbi akuzën që kundërshtarët i bëjnë se nuk ka vëmendje për veriun, Rama i rreshtoi të gjitha projektet e mëdha në infrastrukturë që kanë përfunduar gjatë qeverisjes së tij 12-vjeçare.

Tv Klan

/tvklan.al