Udhëheqësit nga e gjithë bota do të bëhen bashkë në Javen e Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-te të Asamblesë se Pergjithshme të Kombeve të Bashkuara, punimet e të cilës do të zhvillohen në New York, në datat 22 deri 28 shtator.

Drejt Shteteve të Bashkuara udhëton edhe kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohet nga bashkëshortja si dhe delegacioni zyrtar.

Kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në hapjen e debatit të Përgjithshem të Asamblesë së OKB ndërsa do ti drejtohet të pranishme edhe me një fjalë.

Gjatë qëndrimit disa ditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryeministri do të marrë pjesë në pritje zyrtare, aktivitete të nivelit të lartë dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.

Gjithashtu, Rama do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të diasporës shqiptare, të cilët jetojnë e punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri rikthehet për herë të dytë në SHBA brenda këtij viti, pasi në muajin shkurt iu bashkua delegacioneve të ndryshme të botës në tryezën e thirrur nga presidenti Donald Trump, ku u zhvillua mbledhja e parë me vendet pjesëmarrëse në Bordin e Paqes, një strukturë e përhershme ndërkombëtare për menaxhimin e krizave dhe zgjidhjen e konflikteve mes shteteve.

/tvklan.al