Çmimi i Karlit të Madh këtë vit do t’i jepet ish-Presidentit të Bankës Qendrore Europiane dhe ish-Kryeministrit të Italisë, Profesor Mario Draghi, si vlerësim për rolin e tij vendimtar në ruajtjen e stabilitetit të Unionit Monetar Europian.

Ceremonia do të zhvillohet nesër në Aachen dhe në të i ftuar prej disa vitesh është edhe Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili, siç njofton zyra e tij e shtypit, ka fluturuar sot drejt Gjermanisë.

Çmimi i Karlit të Madh konsiderohet si një nga nderimet më të rëndësishme evropiane që prej vitit 1950, për individë dhe institucione me kontribut të spikatur në bashkimin dhe përparimin e Evropës.

Tv Klan

/tvklan.al