Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje nga Zvërneci që tregojnë ndotjen në këtë zonë.

Rama thotë se kjo është pasqyrë e qartë e realitetit të trishtë të parajsës që armiqtë e Shqipërisë Europiane, konkurrentët e Shqipërisë Turistike dhe të verbrit e “Shqipërisë së shqiptarëve” duan ta mbajnë të gjithë bashkë tamam kështu si është sot.

Rama shprehet se në këtë tokë të ndotur e të paprekur nga tradhtia e tij kërkon të sjellë një investim 4 miliardë në funksion të një projekti që e kthen Vlorën në beben e syrit të turizmit në këtë anë të botës, ndërsa Shqipërinë e ngjit në Ligën e Kampionëve të turizmit botëror.

“Duke shpresuar që tanimë t’ju jetë pastruar gjaku nga helmi i luftës hibride online atyre të mive, që u dëshpëruan prej një rreziku imagjinar, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë”, shprehet Rama që publikon edhe mesazhin e një qytetari.

/tvklan.al