Pavarësisht thirrjeve të protestuesve për shfuqizimin e paketës së maleve, kryeministri Edi Rama është i bindur se ky ligj ofron mundësi për të gjithë ata që duan të investojnë në tokat e tyre, duke i dhënë zgjidhje edhe problemeve me pronësinë.
“Ç’do të thotë të anulohet paketa e maleve? Do të thotë që këta njerëz të mbeten pezull, sepse disa që malet i shohin nga qyteti nuk kam parë ndonjë komunitet nga këta që preken, të thonë që kjo paketë po na merr pronat. Këtu nuk jemi në kushtet ku shiten malet. Këtu jemi në kushtet kur malet po hapen për ata që në male kanë trashëguar një pronë. Këtu jemi në kushtet kur njerëz që kanë një pemëtore, të cilën e mirëmbajnë prej vitesh dhe për të cilën kanë pamundësi të kenë letrat për arsyet që thashë, mund të pajisen me një leje për të bërë një agropërpunim.”
Kryeministri nënvizon se paketa e maleve do të jetë frymëmarrje edhe për turizmin.
“Jemi në kushtet kur mijëra emigrantë kanë shprehur interes sepse duan të investojnë. Turizmi do të shkojë duke u bërë ekonomi gjithnjë e më domethënëse. Paketa e maleve është politikë për njerëzit, të drejtën e pronës, zhvillimit të pronës. Politikë që u shkon për shtat atyre që për vite nuk kanë mundur ta kthejnë pronën në aset financiar.”
Një koment Rama e pati edhe për sulmin online ndaj bizneseve.
“Ato yje ndajnë Shqipërinë e dembelhanes që duan vetëm lekë dhe nuk lënë gjë pa thënë për gjithë të tjerë që lekun e fitojnë me punë. Ato yje janë Shqipëria reale, ato yje u sulmuan, u shuan për pak ditë, por sot shkëlqejnë. Disa sorra e korba duan ta kthejnë përmbys. Nuk kthehet më përmbys ky sistem. Është sistem i garës dhe meritës.”
Reflektimet e tij mbi atë që ka parë gjatë një muaji e gjysmë nga protesta poshtë zyrës së tij, thotë se do t’i ndajë së shpejti.
“Shumë respekt për flamingot që më kanë mësuar shumë dhe më kanë bërë të mendoj thellë, dhe vetëm refuzim dhe madje edhe neveri për ata që janë sorra dhe korbat e këtij vendi, që ulërijnë, shajnë, që këndojnë vulgaritete në kor. U duket se po ndryshojnë botën, asnjë shans nuk kanë. Ne nuk ndryshojmë rrugë, por do të bëjmë çmos t’ju marrim të gjithëve.”
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 