Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të enjte, 30 prill, në platformën “X” lidhur me raportin e SIGMA/OECD për koordinimin e komunikimit qeveritar dhe vlerësimin e Agjencisë për Media dhe Informim (MIA).
Ai shkruan se për një kohë të gjatë kjo agjenci është kritikuar dhe, sipas tij, “përbaltur nga të katër anët”, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë vendit, përmes raportimeve që ai i cilëson si të padrejta dhe të shkëputura nga faktet.
Shton se sipas raportit të SIGMA-OECD, një organizëm ndërkombëtar që bazohet në analiza profesionale dhe vlerësime objektive, Agjencia për Media dhe Informim po vlerësohet për rolin e saj në shërbim të mediave dhe publikut. Ky vlerësim, nënvizon Rama, nuk vjen nga qeveria shqiptare, por nga një institucion ndërkombëtar me reputacion, duke nënvizuar se “e vërteta bazohet në fakte dhe jo në perceptime”.
Deri dje e bombarduan dhe përbaltën nga të katër anët, ca nga brenda e ca nga jashtë, duke vënë kujën e duke harxhuar bojë kot, për raportet e tyre të pavarura jo vetëm nga qeveria, po edhe nga faktet… Por ja që e vërteta qenkesh ndryshe, shumë ndryshe, sepse kjo Agjencia për… pic.twitter.com/ZSCnQqdMrj
— Edi Rama (@ediramaal) April 30, 2026
/tvklan.al












Botërori 2026 
